Nuk ishte një nga ndeshjet e tyre më të mira, përkundrazi, Laçi i bëri të dukeshin të vegjël, por për fatin e mirë të Kukësit, edhe Tirana pësoi një humbje kundër Kastriotit, ekip që një javë më parë verilindorët i shënuan katër gola.

Në këto kushte është e vështirë të dalësh në një përfundim të qartë, fakt është që diferenca mes Kukësit dhe Tiranës mbetet 9 pikë, por Diego Longo sheh më larg, beson se mund të ngushtojnë diferencën me kreun: “Javën tjetër mund të jemi 6 pikë nga vendi i parë, ne luajmë kundër Teutës, Laçi do të përballet me Tiranën. Kampionati është shumë i hapur”, theksoi Longo pas sfidës me kurbinasit.

Pavarësisht projeksioneve të teknikut italian, Kukësit duhet të bëjë llogaritë me një kalendar shumë të vështirë teksa në katër javët në vijim luan kundër Teutës, Partizanit, Vllaznisë dhe Dinamos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb