DURRËS

Policia e Durrësit ka ndaluar një 29-vjeçar për mashtrim. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të pronarit të një agjencie për dhënie me qira të mjeteve. Më 21 tetor shtetasi R. Ç. ka bërë kallëzim se ky shtetas i kishte marrë me qira mjetin tip “Benz” dhe nuk ia kishte kthyer më.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb