Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pasaportën e Shqipërisë nuk do ta përdorë për udhëtim pasi ai disponon një pasaportën diplomatike.

Teksa pohoi se e kishte pranuar si nder, Haradinaj në një konferencë për media u ndal tek shqetësimet e qytetarëve për lëvizje të lirë.

“Po punojmë për liberalizim. Është e ndërlidhur me demarkacionin. Jemi në kërkim të formule me ndodh liberalizimi. Nuk është kjo zgjidhje për mua me lëviz me pasaportë të Shqipërisë por është një nder dhe e pranoj si nder. E kam në shtëpi por nuk e përdori për udhëtim”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: