Policia e Durrësit ka vënë sot në pranga 32-vjeçarin Marjus Musaku, pas denoncimit të bërë nga Ersida Dyrmishin, ku deklarohej se ai e kishte marrë peng për disa ditë dhe e kishte përdhunuar.

Por  Musaku duket se nuk është emër i padëgjuar për policinë, madje është i njohur thuajse për të njëjtën akuzë.

Në vitin 2018 ai është akuzuar sërish për rrëmbim personi, konkretisht ish-bashkëshorten e tij. Sipas komunikatës së policisë së atëhershme, ai kishte marrë forcërisht ish-bashkëshorten, e identifikuar në atë kohë me iniciale P.M, 27 vjeçe, në bashkëpunim me një shok të tij. Ai e rrëmbeu atë në shtëpinë e babait të saj në Lushnje dhe ishte ky i fundit që bëri denoncim në polici për zhdukjen e së bijës.

Musaku e kishte mbajtur të fshehur të renë në qytetin e Durrësit, por brenda 24 orëve u gjet nga policia dhe u vendos në pranga.

Sakaq, në dëshminë e bërë dje në polici nga Dyrmishi, ajo ka pohuar se është marrë me forcë, ndërsa Musaku ka thënë se ajo kishte shkuar me dëshirën e saj, dhe se kanë pasur një histori dashurie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb