TIRANE- “Djali im nuk ishte vrasës, dua drejtësi”. Kështu deklaroi Nuredin Pisli, babai i Flamur Pislit, i cili vijon të kërkojë ende drejtësi për djalin e tij, të vrarë gjatë një aksioni të policisë në vitin 1999, pasi kishte marrë peng autobusin më 8 pasagjerë grekë. Nuredin Pilsi, thotë se djali i tij nuk është vrasës, dhe nuk e vrau ai pengun grek që po zbriste nga autobusi. Ai kërkon të hapet çështje gjyqësore ndaj tij, e të pastrohet emri i të birit.

Pisli ka kërkuar rihapjen e gjyqit për të birin. I moshuari pohoi ndër të tjera se i janë mbyllur të gjitha dyert e drejtësisë. Në rast se provohet se djali i tij ka vrarë pengun grek, Jorgo Kulurisi, Nuresdin Pisli thotë se do të dorëzohet në ambasadën greke, e të merret hak mbi të. “Nëse djali im është vrasës, i kam prerë në besë grekët. Do të dorëzohem në ambasadën Greke. Le të më vrasin edhe mua familjarët e Jorgos Kurluris. Djalin tim ma ka vrarë policia shqiptare”, tha Pisli.

I moshuari pohoi ndër të tjera se i janë mbyllur të gjitha dyert e drejtësisë. “Nëse djali im është vrasës, i kam prerë në besë grekët. Do të dorëzohem në ambasadën Greke. Le të më vrasin edhe mua familjarët e Jorgos Kurluris. Djalin tim ma ka vrarë policia shqiptare”, tha Pisli.

Nuredin Pisli bëri të ditur se qëllimi i tij nuk është dëmshpërblimi, por kërkon që ti pastrohet emri i djalit. Thirrjet e Nuredin Pislit vijojnë prej 17 vitesh. Djali i tij, në moshën 24-vjeçare mbeti i vrarë gjatë një aksioni të policisë, në fshatin Fikas të Kërrabës, pasi kishte marrë peng autobusin me pasagjerë grek dhe siç u deklarua asokohe po tentonte t’i çonte në fshatin e tij Patin të Matit, për t’ju treguar se si jetonin.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb