Një 49-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se mori peng për 30 minuta një fëmijë në Fier.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet D. K., akuzohet se ka mbajtur me forcë një 12-vjeçar në banesën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Ky shtetas, në datën 30.12.2020, ka mbajtur për 30 minuta, në banesën e tij, një shtetas 12 vjeç, pasi ky i fundit kishte qëlluar me send të fortë në drejtim të banesës së 49-vjeçarit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: