TIRANË- Një prej të akuzuarve nga policia për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha është arrestuar 3 ditë më parë në SHBA nga FBI-ja. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Ruhan Hiraj. “BalkanWeb” ka siguruar foton e autorit që dyshoeht se qëlloi mbi efektivin Basha dhe disa policë të tjerë gjatë aksionit të policisë më 24 qershor 2015 në Lazarat.

Hiraj atë kohë ka qenë 18 vjeç por duket se mosha e re nuk e ka penguar të sulmojë trupat e Policisë së Shtetit akt që çoi në vrasjen e efektivit Basha. Me sa duket menjëherë pas ngjarjes, Hiraj ka emigruar drejt SHBA-ve ku edhe u arrestua nga FBI pas bashkëpunimit me INTERPOL Tirana.

Ndaj 20-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 495, datë 24.11.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasje e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb