TIRANE

Pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar dhe vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta emëruar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka reaguar për herë të parë Elisa Spiropali.

Elisa Spiropali për emisionin “Java” u shpreh  se nuk kishte dijeni për lëvizjen e kryeministrit dhe se posti i ri, ka qenë totalisht një surprizë.  Teksa foli për emrat e vendosura nga kryeministri për të mbajtur pozicionin e ministrave në kabinetin e tij qeveritar, ajo tha se Rama është konsultuar paraprakisht, por vendimi ka qenë plotësisht i tij.

Pyetje: E dinit në mëngjes çfarë do të ndodhte me qeverinë?

Spiropali: Nuk e dija as unë as persona të tjerë besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit pasi është konsultuar me shumë, emrat i vendosi Rama. Kur ju më telefonuat unë isha në makinë duke shkuar në Asamble nuk e kisha këtë dijeni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: