ELBASAN- Një 28-vjeçare po hetohet ne gjendje të lirë, pasi akuzohet dyshohet të ketë marrë ryshfet një qytetari në këmbim të një vendi pune.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet K.K,.
Kjo shtetase në muajin mars 2017 dyshohet ti ketë marrë 1000 euro shtetasit K.D, 33 vjeç në këmbim të gjetjes së një vendi pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: