TIRANË

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dhënë sot pretencën për gjyqtarin e Fierit Roland Hysi, i cili akuzohet për  veprën penale të korrupsionit. Organi i akuzës ka theksuar se gjyqtari në fjalë ka përfituar ryshfet në shumën e 500 eurove si dhe ka kërkuar favore seksuale ndaj një gruaje, e cila ka qenë palë  në një proces, që drejtohej nga Hysi.

Gjyqtari i Fierit për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton një të tretën e dënimit dhe si rrjedhojë organi i akuzës kërkoi dënim plotësues për të, duke kërkuar që ai të mos ushtrojë poste publike për tre vitet e ardhshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: