Kylian Mbappe mori shiritin e kapitenit te Franca para pak ditësh, përgjegjësi e re për të. Në një intervistë për “Telefoot”, sulmuesi i “Gjelave” ka thënë se objektivi i kombëtares mbetet kualifikimi në Euro 2024 e më pas do tentojnë të fitojnë trofeun.

“Nuk e kemi problem të themi se luajmë në klubet më të mira në botë, kemi lojtarë që janë ndoshta ndër më të mirët në pozitat e tyre. Tani na takon ne ta krijojmë atë – sepse ka shumë lojtarë që u larguan – për të ecur përsëri përpara dhe për të fituar tituj.

“Objektivi tani është që të kualifikohemi në Evropian dhe pastaj sigurisht që do të varet nga ne që të përpiqemi ta fitojmë atë. Unë po e vendos veten në vendin e atyre që shikojnë në TV, ata do të mendojnë: ‘si do të arrijmë të mos e fitojmë atë?” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: