Gjyqësori rus ka urdhëruar sekuestrimin e zyrave në Moskë të OJQ-së Memorial, së cilës sot iu dha Çmimi Nobel për Paqe. Nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi.

Sot Komiteti vendosi t’ju japë Nobelin për Paqe, disidentit Bialiatski dhe organizatave Memorial ruse dhe Qendrën për Liritë Civile nga Ukraina, në nder të “angazhimit në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të drejtës për të kritikuar pushtetin, mbrojtjen e qytetarëve dhe kundër abuzimeve të pushtetit, për dokumentimin e krimeve të luftës”, u njoftua nga Komiteti Nobel në Oslo.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb