Presidenti i EUROSIG Kadri Morina i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se shqiptarët kanë vazhduar të ndërgjegjësohen, ndërsa shton se po sigurojnë shtëpinë dhe makinën.

Morina po ashtu tha se duhet që tashmë Durrësi të pastrohet, të rregullohet, që edhe imazhi i Shqipërisë tek investitorët jashtë të jetë sa më i mirë.

“Ne duhet ta pastrojmë Durrësin, të pastrojmë hotelet e shkatërruara. Kjo për t’ju treguar edhe të huajve, që shiko nuk ka dëme. Po ashtu, edhe ndikimi pozitiv do të ishte më i madh. Klientët kanë rritur besimin.

Është ajo që thuhet që fuqia jonë qëndron në besimin tuaj. Por më vjen mirë që shqiptarët po solidarizohen dhe ata po kërkojnë të sigurohjnë banesat, pronat etj.”, tha Morina.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb