MORINE– Ministri i Financave Shkëlqim Cani është ndalur paraditen e sotme në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinë për të inspektuar punimet në terminalin e ri doganor. Duke u shprehur se qeveria shqiptare e ajo kosovare kanë objektiv përmirësohet në fushën fiskale, ministri Cani tha se synohet krijimi i lehtësirave për tregtinë e lirë e lëvizjen në të dyja anët e doganës.

Kreu i Financave tha ndërkaq se me realizimin e terminalit të ri doganor synohet të krijohet edhe përmirësim i shërbimeve në këtë pikë doganore.

Cani u shpreh ndërkaq, se realizimi i punimeve për terminalin e ri doganor kap një kosto prej 600 mijë dollarë, ndërsa shtoi se për përfundimin e këtij objekti por vijon puna 24 orë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb