MORINE- Një doganier në Morinë dhe një qytetar janë vënë në pranga ditën e sotme nga forcat e Krimit Ekonomik, pasi akuzohen për korrupsion. Arrestimi i shtetasve Ardian Shehu, 44 vjeç, banues në Fier, me detyrë doganier në doganën Morinë; dhe Festim Nozllaku, 25 vjeç, banues në Kashar, Tiranë; sipas specialistëve të Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e policisë Kukës, pasi 25-vjeçari i ka dhënë ryshfet doganierit.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të mjetit tip “Benz”, furgon, me targa AA 438 FR, me drejtues shtetasin Festim Nozllaku, në të cilin ishin të ngarkuara dy pishina plastike pa dokumentacionin përkatës , doganieri shtetasi Ardian Shehu e ka lejuar të kalojë duke i marrë 1.000 lekë (ryshfet), pa kryer veprimet doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ”Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259 dhe 244 të Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb