Manchester City ishte shumë pranë zyrtarizmit të titullit të 5 në histori dje në derbi kundër Manchester United. Ekipit të Guardiolës i mjaftonte të ruante avantazhin 2-0 të pjesës së parë për të marrë 3 pikët që i siguronin matematikisht titullin, por në fraksionin e dytë të lojës ndodhi përmbysja e madhe.

Sipas mediave britanike ishin pak fjalë të Mourinho-s të thëna në pushimin mes dy pjesëve që vulosën gjithçka. “Mos bëni klounin në festën e titullit të Mançester Sitit.”-Mësohet të ketë thënë ‘special 1’.

Prapaskenën e asaj që ndodhi në dhomat e zhveshjes, e ka zbuluar mbrojtësi Smolling: “Mourinho-s nuk iu desh të fliste shumë në pushimin e ndeshjes, pasi ne e dinim shumë mirë që ajo që po bënim nuk ishte e mjaftueshme. U ringritëm dhe e fituam ndeshjen ndaj City-t, që po bën një sezon fantastik.

Në fund të pjesë së parë shumë prej nesh ishin të trishtuar, por në pjesën e dytë me krenari përmbysëm gjithçka dhe merituam fitoren”, – tha mbrojtësi anglez.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb