TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për mos-dekretimin nga Presidenti Ilir Meta për Sandër Lleshin, i cili u propozua nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

Manjani shkruan se arsyet e vërteta të mosdekretimit i di shumë mirë Presidenti, por nuk përjashton mundësinë se Rama bashkë me Sandër Lleshin janë njohur me të vërtetën.

Duke folur për ligjet dhe kushtetutën, Manjani shkruan se nuk ka çfarë të shtojë më tepër pa u njohur me aktet zyrtare të kësaj çështje.

“Në përgjigje të interesit shumë të madh të disa njerëzve përfshi edhe gazetarë, për mendimin tim në lidhje me mosdekretimin e zotit Sandër Lleshi, sqaroj se:Arësyet e mosdekretimit i di me siguri Presidenti; duhet ti dijë mirë Kryeministri; ndoshta i di edhe vetë Sandri.

Ne të tjerët vetëm duhet të shohim lajmet. Sa për Kushtetutën dhe ligjet, nuk kam çtë komentoj pa u njohur me aktet zyrtare.Natën e mirë!”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb