Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule ka debatuar me ministren Olta Xhacka në lidhje me integrimin europian të vendit.

Zoti Dule tha se nëse nuk plotësohen kërkesat mund të detyrohemi që të bëjmë prapa kthehu në proces, ndërsa ministrja Xhaçka u përgjigj se deri tani nuk është marrë asnjë vendim për kthimin dhe pezullimin e liberalizimit të vizave.

Vangjel Dule: Integrimi, kryefjala e të gjithë debateve që mund të zhvillohen në Parlament, që prek fatet e vendit për kohët në vijimësi.
Lidhet me fatet në mënyrë të pazgjithshme të vendit e qytetarëve. Përgjegjësia as nuk mund e as nuk duhet të kufizohet në mandatet qeverisëse. Kemi një përvojë të hidhur 8 vjet radhaz ishin kandidat pa arritur të çelim negociatat.

Përgjegjësia ka emër individual dhe forca politike.
Procesi i negocimit nuk është më i pakthyeshëm, që do të thotë nëse nuk jemi në nivelin e kërkesave do të detyrohemi të bëhemi prapa kthehu.

A kemi ne kapacitetet e nevojshme negociuese?
Kemi një parti kapanon, një qeveri në formën e një Sekretariati teknik, drejtësi që ende nuk arrin të gjejë ritmin e dhënies së drejtësisë, media të kapur dhe që në çdo tentativë për të fituar lirinë gjendet nën agresionin e lirisë shtet.

Olta Xhaçka: Nuk ka pasur asnjë vendim për pezullim vizash. Nuk ka pasur asnjë iniciativë që lidhet me pozionin imagjinar të rikthimit të vizave e as më Shqipërinë e të metat e saj imagjinare që do të sillnin një përshkallëzim të tillë të situatës.

Dule: Mos e bëni drejtimin e seancën imam bajalldi. Jam në mënyrë të përsëritur duke ju lutur, përgjigjuni gjërave për të cilat pyeteni, jo atyre imagjinare. Metodë klasike e dalë bojë për t’iu shmangur përgjegjësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: