Nga: KOÇO DANAJ*
Për të gjithë ata që anatemuan Milot Rashicën.
Mos u merrni me Milotin. Mos e shani. Mos e fyeni. Ai nuk ka faj.
Doni fajtorët?
Po jua them unë. Fajtorët janë Presidenti i Shqipërisë dhe i Kosovës Hashim Thaçi dhe Bujar Nishani. Kryeministrat Edi Rama dhe Isa Mustafa. Doni më shumë…
Janë dhjetëra portale gjoja shqiptare por me pronarë serbo-grekë.
A jua mban të merreni me ata? Jo.
Atëherë lerini sportistët. Mos i shani ata. Kur nuk kanë ndërgjegje kombëtare ata që drejtojnë, pse ua kërkoni qytetarëve të thjeshtë.
Këtë përçarje kombëtare e nxitën dhe e mbajnë gjallë politikanët më të lartë të Prishtinës dhe Tiranës.
Mos u merrni me njerëzit e thjeshtë kur nuk kini burrëri të merreni me ata që i drejtojnë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb