KORÇA

Gazearja Lorena Kodra ka siguruar për BalkanWeb videon bashkangjitur denoncimit për dhunë në Korçë. 30-vjeçarja e cila ka bërë denoncimin ka dorëzuar në Polici këtë video dhe pretendon se është dhunuar nga fqinji i saj 60-vjeçar.

Nga pamjet rezulton një burrë i cili godet një grua me zorrë uji, teksa e shtyn dhe e kërcënon disa herë.

“Mos e prek me dorë se të erdha dhe”- thotë autorja e videos, ndërkohë që sherri përfundon me fjalët e 30-vjeçares që paralajmëron denoncimin në Polici.

Momentet e dhunës kanë zgjatur disa sekonda teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin e largët Tudas të Korçës.

Prokuroria është vendosur menjëherë në lëvizje pasi 30-vjeçarja dorëzoi në Polici denoncimin, dëshminë e saj dhe këtë video.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb