Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve “të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave anti-COVID”.

Në përditësimin e përditshëm të situatës në vend, MSH përsërit thirrjen për qytetarët për zbatimin e masave, që mund të çojnë në parandalimin e virusit të rëndë.

“Ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe sigurohuni të mbani maskën në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk arrini të ruani distancën”, thuhet në njoftimin e MSH.

Gjithashtu, MSH informon se situata në dy spitalet covid vijon të jetë e rënduar, ku “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb