Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia iu është bashkuar reagimeve në lidhje me deklaratën e ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit nga foltorja e Kuvendit iu bëri thirrje qytetarëve shqiptare që preken nga COVID-19, që mos të paraqiten vonë në spitale. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Spahia theksoi se të tentosh që të mbulosh dështimin e plotë të qeverisë duke ua faturuar qytetarëve fajin, është tallje e pacipë me ta.

Sipas ish-deputetit, ajo që përcakton shtrimin e pacientëve në spitale është vetëm Urgjenca Kombëtare 127.

REAGIMI I SPAHIAS
Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!! “Mos ejani vonë në spitale…“ ka thënë Ogerta sot në parlament”. Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a?
Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!
Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb