Presidenti Aleksandar Vuçiç, i është kundërpërgjigjur deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, që mos të ëndërrojnë se Serbia do të njoh pavarësinë e Kosovës.

Presidenti serb duke komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Serbia qëndron pas të gjitha dokumenteve “non-paper” që po shfaqen ditëve të fundit në media, ka thënë se është ajo që thotë Osmani është pavërtetë dhe një gënjeshtër.

“Nëse ata tani shpresojnë se Serbia do të pranojë një njohje të tillë të Kosovës, unë do t’i porosisja të mos ëndërrojnë, e lëre më që Serbia të qëndrojë prapa diçka të tillë (non-paper)” -tha Vuçiç.
Vuçiçin e komentuar edhe faktin që Netflix e ka futur Kosovën në listën e saj të shteteve.

“Unë e shoh që ata tërë ditën po festojnë që Netflix i vendosi në listën e saj të shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet OKB dhe Interpoli. Shikoni filma dhe shqelmojeni topin” tha Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb