NGA SILVA BINO*

Për fat të keq cfarë ka shkruar një website antivaksine e shesin si FDA shumë turp edhe media të cilat pretendendojnë vërtetësinë. Me gjasme vetëm corodisin njerëzit.

Po këto website deri tani akuzonin vaksinen e Fruthit, por duke qenë se prindërit pas vdekjeve të fëmijëve me Fruth filluan të mos i përfillin e ndruan vaksinën dhe tani fajin e ka vaksina kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së mirë. Përse një lufte kaq e madhe ndaj vaksinave pa të cilat do të kishim parë tmerre me sy ashtu sic pamë ne gjatë epidemisë së Poliomielitit, (akoma dhe sot një person jeton me respiracion të drejtuar pranë spitalit infektiv) dhe asaj të Fruthit me vdekjet dhe prapambetjet mendore e më tej të rasteve me Tetanoz dhe Difteri.

Mos ardhtë kurrë ajo kohë dhe ju dhënte zoti pak më tepër mend. E para duhet lexuar me mend ne kohe se cfare shkruan edhe website i vjetër i tripedias, pra qe nuk e shkruan FDA, por cka kanë raportuar disa njerëz, e dyta këto studime janë thënë e stërthënë që vaksinat nuk shkaktojnë autizëm dhe autizmi nuk ka lidhje me vaksinat se po të ishte kjo gjë do të ishte shumë e thjeshtë i ndërprisnim vaksinat dhe zhduknim autizmin. Lidhja e vaksinave me autizmin u stis nga një mjek anglez dhe kjo u lidh me vaksinën ndaj Fruthit, Rubeloes dhe Parotitit, por që më pas u vërtetua se ai ishte paguar nga grupet antivaksinë.

Pra lexoni më thellë e më gjatë. Unë personalisht jam dëshmi e një cmimi të tillë kur ra epidemia e Fruthit si jo e vaksinuar u infektova gjatë përkujdesjes së këtyre pacienteve në vitin 1989 dhe isha në gjendje tepër të rëndë dhe ku nga frika se mos infektoheshin vetëm kolegë si Kleomeni Cani u kujdesën për mua. Fatmiresisht shpëtova dhe jam sot për të dëshmuar atë cka shkakton mosvaksinimi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: