Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një takim me banorët e Gjirokastrës, ku i ka falënderuar ata për votat në 14 maj.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se besimi që i është dhënë PS në zgjedhjet lokale, nuk duhet marrë si votë se janë të kënaqur, por se edhe pse nuk janë të kënaqur, ata kanë pritshmëri tek ta, dhe se për këtë duhet të punojnë edhe më fort.

“Nuk është një votë kënaqësie, nuk kanë votuar për ne kaq masivisht se janë të kënaqur… këtë duhet ta kuptojmë shumë mirë nëse duam të mos fluturojmë siç thotë Tërmeti, ‘të mos fluturojmë me barishte nga mbrapa’. Duhet ta kuptojmë që njerëzit janë të pakënaqur, kjo është e vërteta sepse ka shumë gjëra për të mos qenë të kënaqur.

Njerëzit kanë votuar sepse pavarësisht se janë të pakënaqur kanë akoma pritshmëri të lartë ndaj nesh dhe besojnë fort që vetëm ne mund t’i bëjmë gjërat që ata presin.

Kjo nuk është arsye të mbushemi me vetëkënaqësi dhe të ndihemi sikur kemi lumturuar njerëzit. Në duhet të ndihemi të sfiduar se na është hedhur një dorashkë nga një shumicë që po të shikoni votat, është shumica më e madhe që ka votuar PS”, tha ai.

Po ashtu kreu i ekzekutivit shtoi se ka ende drejtues që sillen si bajraktarë, dhe se nëse vijohet kështu vota e 14 majit mund të kthehet në goditje të paimagjinueshme.

“Kur mendoj se ne kemi në qytete tona akoma zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë, që kemi akoma shërbime që janë larg dinjitozes, që kemi drejtues të shtetit që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjerua ri njerëzve që ka brenda një rrezik shumë të madh që nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në goditje që askush nuk e imagjinon dot”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: