Gjykata e Kavajës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Marsida Qatjan, pas vrasjes së Dritan Haxhollit në banesën e saj, ku nga hetimet rezultoi se ishte konsumuar dhe kokainë.

Pikërisht për përshtatje të ambienteve për përdorim droge, Prokuroria nisi zyrtarisht hetimet ndaj Qatjas, duke kërkuar për të “detyrim paraqitje”.

Gjithashtu, Prokuroria ka sekuestruar edhe pasaportën e Qatjas, pasi ka pas informacion se do të dilte jashtë vendit, si dhe u ka kërkuar të mos flasë më në media për ngjarjen, pasi është person që ka dijeni dhe mund të prishë sekretin hetimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb