Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho teksa po fliste për marrëveshjen për parkun e Butrintit, u kap me kryeministrin Rama. Pasi la foltoren, demokrati iu drejtua vendit të tij, ndërsa në distancë replikoi me Ramën.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb videon ku dëgjohet Spaho teksa i ka kërkuar Ramës që të heshtë.

“Atë që luftonte imperializmi e ke pasur në shtëpi. Ai të ka edukuar. Mos fol! Qepe! Mbylle”, dëgjohet Spaho. Ndërkohë kryeministri Rama ia ka bërë me dorë që të ulet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb