Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se ka biseduar sot me një mjeke specialiste në Gjirokastër.

Shehu shprehet se mjekja e ka vënë në dijeni se merr pagë skandaloze, që as krahasohet me ata që marrin kolegët e saj në Gjermani.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

Mos guxo te tallesh me bluzat e bardha.

Sot mjaftuan vetem 2 minuta bashkebisedim me nje mjeke te specializuar qe ish  kryeministrit  Edi Rama ti dalin ne shesh mashtrimet.

Mjekja  qe jeton ne Tirane e punon ne Gjirokaster qe meriton mirenjohje dhe respekt  deklaroi se deri me 31 Janar ka mare nje rroge prej 490 mije lek te vjetra   (rreth 390 euro) ne muaj pa mbeshtetje per qera apo transport. Dhe kerkeses se saj per mbeshtetje qeraje  kryeministri ne ikje ju pergjigj me nje….vetem nuk e di.Sigurisht qe nuk e di  nivelin ne te cilin qeveria e tij ka katandisur sistemin shendetesor , nuk i di  hallet me te cilat perballen cdo dite qytetaret e ketij vendi qe qeveris prej 8 vjetesh pasi ai di vetem premtimet 3D te rrugeve ,aeroporteve,porteve etj.

Nga neser sipas ish kryeministrit mjekja  do te marri te njejten shume sa koleget e saj ne Gjermani pasi paga do ti rritet me 40 %,pra maximumi 686 mije leke te vjetra  ( rreth 540euro) .

– Ne Gjermani nje mjek qe del nga bankat e Univeristetit, pra jo i specializuar si mjekja ne fjale merr nje pagese bruto prej 4500 euro, dhe ne dore prej 2600 euro nese nuk ka

familje pasi po te kete familje reduktohen taksat dhe shtohet deri ne 500 euro

te tjera, Gjithashtu mos harrojme rritjen qe vjen cdo

vit me rreth 200

euro dhe ne momentin qe je mjek

i specializiar shkon rreth 5000 euro ne dore.

Pra ish kryeministri po na thote se  390 euro jane sipas tije te barazvlefshme

me 2700 euro.Sigurisht jemi koshient qe pagat e Gjermanise nuk mund te arrihen por ne

25 Prill,Mjekeve,personelit shendetesor   Do ti kthejme

dinjitetin e merituar

dhe sherbimin e nevojshem e te merituar

qytetarit.

Me poshte nje tabele e tarifave te pagave per mjek gjate specializimit sipas viteve nga i pari tek i gjashti, mjek te specializuar dhe primareve ne Gjermani

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb