Pedagogu Mark Marku u irritua këtë të martë në emisionin “Opinion”, ku po diskutohej për ligjin për median on-line. Ai tha se kryeministri Edi Rama do të kapë këtë pjesë të medias për të vendosur censurë dhe të gjitha mediat të bëhet ERTV. Gjatë fjalës së tij ndërhyri edhe deputeti socialist Musa Ulqini, që i tha se nuk po fliste mirë dhe nuk do donte që në diplomën e djalit të tij të ishte firma e pedagogut Mark Markut.

Debati mes tyre:

Mark Marku: Musa të dëgjova 20 minuta…më duket sikur po dëgjon Radio Tiranën para nja 50 vjetëve…emisioni i lajmeve…partia po bën këtë po bën atë…

Musa Ulqini: Ke ardhur në komision dhe ke përdorur terma dhe unë të kam thënë një gjë …

 Mark Marku: Se nuk kam ndërmend të kem frikë nga ju

 Musa Ulqini: Respekto…je profesor ….në po shpreh vullnetin e atyre që më kanë votuar

Mark Marku: S’jam profesor

Musa Ulqini: Unë jam njeri i votuar Marku …Ty nuk e di kush të ka votuar dhe flas në emër të atyre që më kanë votuar. Në emër të atyre qytetarëve që i nxorët ju  në mes të natës …ti me shokët e tu i nxore në mes të natës. Në emër të atyre flas… Di vetëm një gjë Marku ta garantoj që unë fëmijën tim nuk do desha kurrë që të kishte në diplomën e tij  firmën tënde sepse nuk flitet siç flet ti nuk fyet siç fyen ti.

Mark Marku: Ti do shkollën e marksizëm-leninizëm… Do ta çosh të shkolla e partisë

 Musa Ulqini: fëmijët e mi janë të shkëlqyer

Mark Marku: O Musa të lutem mos më ndërhy

Musa Ulqini: Si mund të pohosh gjëra të tillë ti, nuk arrij ta kuptoj

 Mark Marku: Po më lër more të flas tani…O Blend të lutem më lë të flas …po si do mbaroj po s’më latë të flas si do mbaroj

 Blendi Fevziu: Mark thuaja atë që ke për të thënë

Mark Marku: Më lini pra të flas

Blendi Fevziu: Dakord po thuaje

Mark Marku: Po si të them kur më ndërhyn ai mua

Blendi Fevziu: Sepse ti merresh me politikë merru me atë që ke për të thënë

Mark Marku: Me këtë po merrem po s’të lë ai …a ka mundësi të më lini të flas apo ta lëmë këtë gjë

Blendi Fevziu: këtë po të them fol

 Mark Marku: Tani më lini të flas

Blendi Fevziu: Këtë po të them fol

Mark Marku: Dhe mos më ndërprisni më se do ju shaj po më ndërhytë

Musa Ulqini: Na ke sha boll

Mark Marku: Dhe do të masakroj…do të hedh këtë shishen në kokë…boll. Boll se do ta mbyll gojën me forcë …Do ta mbyll gojën me forcë po them

Elira Kokona: Kjo është vepër penale

Mark Marku: Mos ha mut më po të them… Kaq po ju them mos hani mut më mos ndërhyni kaq po them.

Musa Ulqini: Ju si ndiheni si drejtues i këtij emisioni, që është një emision kombëtar, që dikush formulon në adresën time fjali që janë të denja jo për rrugën po nuk e di për çfarë, dhe nuk reagoni?

Blendi Fevziu: Ju mendoni që të më bëni mua tani Këshill të Ankesave? Po unë s’futem dot në mes. Po zotëria ka qenë deputet dhe është pedagog. Ju jeni deputet. Tani unë të jap mendimin tim kush nga ju ka të drejtë?

Musa Ulqini: Prandaj krijohen institucionet rregullatore që kur ndodhin gjëra të tilla…Kjo është arsyeja pse është ligji. Ju keni për detyrë që thjesht të bëni detyrën e moderatorit. Unë jam në studion tuaj dhe kjo është një fyerje e paprecedentë. Unë nuk futem në grupin e atyre që fyejnë. Ky është profesor, ato fjali nuk mund t’i thotë kurrë. Blendi

Fevziu: Unë nuk jam psikolog të di kush e shkakton sherri. As Këshilli i Ankesave nuk jam. Unë gjobë s’vë dot.

Mark Marku: E para, meqënëse z.Musa Ulqini u fye nga ajo, po i them që arrita të flas vetëm pasi i thashë atë fjalë. Dhe ishte shumë edukuese për z.Ulqini. E dyta, kush është më e dëmshme për një vend; t’i thuash një njeriu ish-gazetar, deputet, që mos hiq lirinë e mediave, apo t’i thuash tjetrit mos ha atë gjënë…Mos diskutojmë tani hallin e Musa Ulqinit se qenka fyer. Musa Ulqinin, edhe këdo që është në politikë, e kanë fyer kryetarët e tyre. Dhe kur ja thonë kryetarët e tyre nuk na preken. Kurse kur e fyen dikush tjetër nga jashtë, ka problem dhe na mallëngjen./ Opinion.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: