Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi është kthyer pas në kohë teksa ka kujtuar momente nga marrëveshja e 17 majit të 2017ës, ku kreu i PD-së Lulzim Basha dialogoi me Ramën, dhe opozita u fut në zgjedhje. I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Patozi tha se ishte i pari që i kishte sugjeruar liderit të PD-së që të dilte nga çadra dhe të lidhte marrëveshje me kryeministrin Rama.

Patozi pohoi se Rama i ka bërë thirrje shpesh herë opozitës për të dialoguar për reformën zgjedhore.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO
Patozi: Cila është mënyra më e mirë për të rrëzuar këtë qeveri?! Janë zgjedhjet, jo djegia e mandateve. Koha është kapitali më i çmuar. Koha nuk mund të shitet kaq lirë. 6 vite e gjysmë përfaqësi politike, me një largim absurd.
Gjekmarkaj: Një shoqëri nuk i zgjidh krizat, duke i fshehur. Por duke i ezauruar. Nëse nuk bëhemi bashkë për t’i dhënë një zgjedhje afatgjate, ne do të jetojmë me ciklin e krizave politike. Nga puna e re që më caktoi Patozi, si spektator, nga fusha e stadiumit.
Pazioti: Nuk është fyerje. Unë në botën akademike jam spektator.
Gjekmarkaj: Unë jam opinionin tim. Kjo nuk është marrëveshje nukleare, kjo është marrëveshje zgjedhore..
Patozi: me Lulzim Bashën kam qenë që në 2017 që i thoja se; ik nga çadra dhe bëj marrëveshje se s’kemi ça të bëjmë. Aty është dhe LSI që ka ngelur brenda.

Gjekmarkaj: Produkti i krizës e ka çuar deri në këtë tryezë.
Patozi: Kryeministri i njihte. Mos i bjer në qafë kot. E ka thënë; ja ku e keni vendin bosh. Qeveria e ka thënë që herën e parë. Dhe Damiani madje.
Gjekmarkaj: Sa herë që opozita merr një fitore si kjo e djeshme, qeveria nuk ka nevoje për të gjuajtur mbi fitoret, por gjen nga ata që vinën nga e djathta që të gjuajnë opozitën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb