TIRANË

Ndërsa firmosi dekretin që i kthen parlamentit ligjin për betimin e gjyqtarëve, dhe paralajmëroi shpërndarje të parlamentit pas datës 15 mars, nëse nuk do të ketë reflektim, apelin e fundit, Presidenti e kishte për qytetarët e pranishëm në shesh që iu përgjigjën thirrjes për manifestim.

“Dhe lutja e fundit, për ju mos i jepni alibi puçistëve, asnjë mimozë mos hidhni te institucione, dhurojani policëve kudo ku i takoni.  Nga sot, nis marshimi i popullit kuq e zi për të rivendosur sovranitetin e tij dhe për të patur inst në këtë bulevard. Zëri i popullit, zëri i Zotit. Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart.” tha Meta, ndërsa mbylli manifestimin dhe kërkoi nga qytetarët që paqësisht të ndahen drejt familjeve të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: