Disa njerëz mund të mos i kenë pëlqyer deri më tani bamjet, për disa arsye. Por pasi të mësoni efektet e tyre në shëndet nuk do t’i hiqni ato nga kuzhina, madje do të mësoni më shumë receta gatimi, ku ato mund të shtohen.

Bamjet deri më tani janë vlerësuar kryesisht për efektet pozitive në rregullimin e sheqerit në gjak. Por së fundmi, rezultatet e kërkimeve kanë zbuluar veti të jashtëzakonshme të bamjeve në luftën kundër kancerit të gjirit, prostatës dhe metastazës së melanomës.

Lektinat që gjenden te farat e bamjeve – një lloj proteine bimore- shkatërrojnë qelizat kanceroze të gjirit deri në 72%, në provë laboratorike. Ato kanë arritur të ulin me 63% masën tumorale të gjirit (in vitro).

Burrat që konsumojnë bamje shpesh, kane 40% më pak rrezik të preken nga kanceri i prostatës.

Një tjetër substance që gjendet nën lëkurën e bamjeve – pektina – ka frenuar mahnitshëm metastazën e melanomës in vitro, me 75% më pak, ndërkohë ka rritur mekanizmin e “vetëvrasjes” së qelizës në 23 fish.
Mbetet që këto studime të rezultojnë kaq entuziaste edhe në prova në njerëz.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: