TIRANE

Ndërsa turma e protestuesve nisi të hedhë gurë e sende të tjera në drejtim të kryeministrisë, kryemdemokrati Lulzim Basha apeloi protesutesit të mos qëllojnë ndaj forcave të rendit.

“Mos lëndoni oficerët e policisë. Mos i prekni me dorë, sepsë hiq dy a tre servilë të inkriminuar, unë i njoh, kampunuar me ta, kemi luftuar drogën e kemi hequr vizat.  Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon Rama ik. Edi Rama erdhi deri këtu, se vodhi votën tuaj, kapi prokurorinë, pushtetet, nënshtroi mediat e mendoi se ia hodhi lumit. Nga vjedhja 40 mln te unaza, 300 mln te Milot Balldren.

Ndaj Europa i ka ndarë e ne do i ndajmë me një parlament që buron nga vota juaj, me zgjedhje të lira do hapim rrugën e bllokuar. Do çelim shpresën. Kjo është Shqipëria që ata duan, e një horr kryeministri e një horr hajduti e sheikut të Surrelit që është shkëputur nga realiteti. Ia keni dridhur këllqet, sot nga Lezha mezi lexonte i ushton thirrja e popullit sovran, Rama ik.’ U shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb