Dy 17-vjeçarë kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së dielës, në Firence, pas një sherri për motive të dobëta me disa bashkatdhetarë të tyre.

Njëri është goditur me thikë në krah, tjetri në këmbë. Djemtë shqiptarë, dyshohet se janë sulmuar nga dy bashkëkombës, më të mëdhenj se ata, të cilët më pas kanë ikur.

Sherri nisi pasi agresorët i kërkuan llogari dy 17-vjeçarëve se pse shihnin të dashurat e tyre. Si fillim, ata kanë nisur të zihen verbalisht, sherr që degjeneroi deri në përdorimin e thikës. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb