Nënkryetari i LSI dhe ish- ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i është përgjigjur Ramës lidhur me paralajmërimet e tij se nëse nuk respektohen masat mund të ketë edhe mijëra të vdekur apo figurativisht ‘’male’’ me të vdekur në Shqipëri.

Vasili shprehet se nuk duhen krijuar fatalitet mbi hamendje por krahasimi i një pandemie me koronavirusin ka diferenca shumë të mëdha.

Vasili merr shembullin e gripit stinor që përballet bota çdo ditë ku thotë se ky grip shkakton 280 mijë deri në 610 mijë vdekje në vit teksa vetëm vitin e kaluar në SHBA u prekën 35.5 milionë njerëz nga gripi stinor.

 

 

STATUSI I PETRIT VASILIT

Shkenca,kujdesi dhe loja e pandershme me shifrat perballe realitetit te pandemise!!

Te nderuar miq.

Pandemia e coronavirusit eshte nje nje emergjence shendetesore dhe duhet perballur si e tille, pra me kujdes maksimal dhe respektim te rregullave.

Po Pandemia kurre nuk mund te jete nje shesh ku politika te gatuaje persheshin e perhershem vicioz ku ne fund te te cilit traumatizohen qytetaret.

Kryeministri i Shqiperise ka folur per mundesine e infektimit te 60 – 70% te popullates, maleve me njerez, qe humbin jeten, mortje e tmerrshme, bomba ne trup qe do te shperthejne etj etj.

Le t’ja leme atij paranojat fizike dhe politike.

Cilat jane te dhenat e perhapjes ne popullate, shtrimit ne spital dhe vdekjeve nga Gripi Stinor ne Amerike sipas CDC Amerikane institucionit me autoritar ne bote per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve.

Vetem gjate sezonit 2018- 2019 jane

semuruar vetem ne SHBA 35.5 milion njerez,

jane shtruar ne spital 490 mije prej tyre dhe

kane humbur jeten 34 mije e 200 paciente.

Ne sezonin 2017-2018 vdekje lidhura me Gripin Stinor ishin rreth 61 mije vetem ne SHBA.

Vdekje ne gjithe boten qe lidhen me Gripin Stinor jane mesatarisht nga 290 deti ne 610 mije cdo vit sipas OBSH.

Ndersa ne pikun e epidemise se Gripit Stinor mund te preken rreth 1 miliard njerez.

Keto jane te dhenat per Gripin Stinor me te cilin bashkejetojme cdo vit gati pa u vene re.

Krahasimi me shifrat e Pandemise nga coronavirusi jane teper te thjeshta dhe diferencat shume te dukshme e teper te medha.

Ndaj kujdes maksimal ndaj pandemise, por ne asnje menyre fatalitet bazuar mbi fakte dhe hamendje.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb