Në një video, lideri i opozitës, Alexei Navalny, u bëri thirrje rusëve që të dalin në rrugë për të protestuar.

“Mos keni frikë, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, dilni për veten dhe të ardhmen tuaj”, tha Navalny në videon e publikuar në Twitter.

Një gjykatë në Moskë i ka caktuar një paraburgim deri më 15 shkurt, tha avokati Vadim Kobzev.

Navalny u arrestua të dielën në aeroportin Sheremetyevo, pasi ai arriti me aeroplan nga Gjermania.

Seanca është caktuar për 29 janar, në mënyrë që të përcaktohet nëse dënimi me kusht do të ndryshohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb