TIRANE – Të tjera detaje janë zbuluar rreth ngjarjes që tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm ku një 31-vjeçar vrau një vajzë dhe më pas veten.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb të gjithë dinamikën e ngjarjes që kur 31-vjeçari Xhafer Mata priste në Don Bosko në gjendje të rënduar psikologjike Xhuljeta Çunin me të cilën kishte një lidhje intime.

“Vajza ka qenë duke ecur, kur është përballur me 31-vjeçarin. Ai ka tentuar ta ndalë, ajo i ka kërkuar mos ta prekë, sapo është kthyer në kurriz, ai e ka qëlluar nga pas, më pas ka drejtuar armën tek kalimtarët. Ngjarja është parë nga një lokal aty pranë. Të gjithë njerëzit në vendin e ngjarjes,

“Mos kini frikë nuk ju bëj gjë”, ka drejtuar, ….i ka qëlluar praprë kur ka qenë e shtrirë në tokë se ishte ende gjallë”raportoi gazetarja.

Rreth 2 orë pas krimit, 31-vjeçari Xhafer Mata ka ndërruar jetë në spital. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së rëndë të shkaktuar nga një plumb në kokë ndonëse ishte intubuar pak minuta pas ngjarjes dhe ishte reanimuar nga mjekët e Qendrës Spitalore të Traumës.

Ka qenë e pamundur madje të ndërhyhej nga mjekët për të hequr plumbin për shkak të dëmtimit shumë të madh. Mjekët e kanë klasifikuar si një rast terminal që në mbërritjen e tij në spital.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: