Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb”, dëshminë e shitëses së argjendarisë, që ra pre e një grabitje mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

E shokuar nga aq sa ka parë, ajo thotë se grabitësi hyri në dyqan dhe bëri thirrje që asnjë të mos lëvizë. Ajo thekson më tej, se nuk e dinë se çfarë arriti të grabiste, pasi ajo ka mundur të dalë nga dyqani.

“Hyri vetë, mos lëvizni tha asgjë tjetër, ika dola nuk pashë çfarë mori”, u shpreh shitësja e dyqanit.

Sakaq, në këtë ngjarje gazetari Mehmeti ka rrezikuar jetën, pasi autori i ka drejtuar fillimisht armën, e më pas ka tentuar të largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

Në këtë moment, ai ka qëlluar në ajër, duke terrorizuar jo pak qytetarët. Sipas njoftimit të policisë, autori është vënë në pranga nga uniformat blu. I dyshuari është identifikuar si Martin Kapllani, 18 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: