Së fundmi u bë e ditur se reperi i njohur Don Xhon është ndarë nga modelja ruse, Ariana Lirey.

Këtë gjë e konfirmoi vetë ajo me anë të disa postimeve në “Instastory”, ku shkruante:

“Ishte një histori e bukur. Mirupafshim.”- shkruan ajo.

Më tej, ajo postoi një tjetër story:

“Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten.”- përfundon modelja,

  • foto galeri
  • foto galeri

Ditën e sotme nuk ka munguar edhe reagimi i reperit lidhur me marrëdhënien e tyre. Ai tregon të vërtetën duke shtuar se janë ndarë, por që ka një respekt të madh për Lirey.

Don Xhon gjithashtu tha për modelen që të mos vazhdojë të bëjë drama dhe të mos e luajë viktimën në “Instagram”, pasi nuk është një person i tillë.

“Unë kam shumë respekt për ty, ti ke qenë pjesë e jetës sime, ishte një kohë që nuk harrohet kurrë, por çdo gjë ka një fund! Shpresoj të jesh e lumtur në jetën tënde dhe Allahu të bekoftë zemrën! E di qe nuk je njeri i keq, ndaj mos vepro kështu!

Ps mos bëj dramë dhe mos luaj viktimën në Instagram. Ka mbaruar, kaloje atë si gjë!

Boluchka“, shkruan reperi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb