Mjeku i njohur kardiolog, Profesor Edvin Prifti ka komentuar zbulimin e Universitetit të Oxford për ilaçin Deksametazon se ul vdekshmërinë në mënyrë të ndjeshme në pacientët me COVID-19.

Ai deklaron se më mënyrë paradoksale vdekshmëria e COVID-19 është shumë më ulët në pacientët e imunodeprimuar sikurse Aids, fëmijët, toksiokodipendentë, pacientët nën kimioterapi ose popullatat e radioaktivizuara. Sipas tij, jemi përballë një forme të re, një pseudo transplantimi masiv i substrateve gjenetike të cilat në një perqindje të rasteve japin fenomenin e citokinë storm që shkakton vdekjen. Prifti deklaron se de facto ky trajtim do të thotë “Mos lufto infeksionin por reaksionin”.

POSTIMI I PLOTË
Universiteti i Oxford bën “zbulimin” e madh. Pas 5 muajsh përfunduam ku?! Deksametazoni, një nënprodukt i kortizonit që njihet prej dekadash, ul vdekshmërinë në mënyrë të ndjeshme në pacientët me COVID-19. Kortizoni dhe nën formulat e tij janë preparate imunosupresive, pra që ulin imunitetin, dhe janë pjesë e domosdoshme e terapive në pacientet e transplantuar në të cilët është e domosdoshme ulja e imunitetit për të reduktuar fenomenin e flakjes. Kemi kohë që kemi thënë këtë, pas studimit të kohortave të pacienteve të vdekur nga COVID-19. Në mënyrë paradoksale vdekshmëria e COVID-19 është shumë më ulët në pacientët e imunodeprimuar sikurse Aids, fëmijët, toksiokodipendentë, pacientët nën kimioterapi ose popullatat e radioaktivizuara.

Mjekësia klasike post Pasteur thotë që për çdo infeksion duhet të rritet imuniteti. Për SARS-COV2 funksionon ndryshe, pra jemi përballë një forme të re, një pseudo transplantimi masiv i substrateve gjenetike të cilat në një perqindje të rasteve japin fenomenin e citokinë storm që shkakton vdekjen. Sa herë duhet të themi që nuk vdes nga SAR-COV-2 por vdes nga reaksioni ndaj SARS-COV-2. Jemi përballë një situatë anormale që kërkon në mënyrë të domosdoshme kërkimin shkencor të mirëfilltë. Deksametazoni apo edhe produkte të tjera që përdoren për imunodeprimim mund të jenë opsione trajtimi sikurse edhe vetë ciklosporina, por vetëm kërkimi shkencor mund të japë përfundime. Një gjë është e vërtetë. Faktet janë tepër kokëforte dhe e vendosin SARS-COV-2 dhe sëmundjen që ai shkakton COVID-19 në një konotacion të ri të mjekësisë postmoderne dhe si e tillë nuk përjashtohet që mënyrat e trajtimit të saj të jenë diametralisht të kundërta me ato mjekësore klasike që janë të afirmuara. Ajo çfarë dimë pas Pasteurit të madh është që çdo infeksion duhet të trajtohet duke luftuar infeksionin dhe duke rritur imunitetin. Gjetja e radhës që kortizoni ka efekte të jashtëzakonshme dhe që është një produkt që ul imunitetin, na bën të mendojmë që jemi përballë fillimit të një mjekësie me parime më të ndryshme me ato që ne dimë deri tashmë.

Produkte të tjera sikurse tocilizumab apo inhibitoret e Il1 sikurse canakinumab janë përsëri imunosupresor. Pra trajtimi mesa duket më i suksesshëm janë imunosupresoret, pra de facto dont fight the infection but fight the reaction. Blloku i terapive funksionale po i ngjan gjithmonë e më shumë një mix terapish ndaj xenotransplantave se sa ndaj një infeksioni viral klasik. Jemi përballë një prej momenteve më eklatante të historisë së evolucionit të mjekësisë në të cilin edhe gjykimi shkencor duhet të jetë sa më shume i hapur dhe open mind.

Prifti
Prifti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb