TIRANE

Socialistët nuk gëzojnë harmoninë perfekte me njëri-tjetrin. Provë është debati mes deputetit Bashkim Fino dhe kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, në mbledhjen e Komisionit parlamentar, gjatë raportimit vjetor të Avokatit të Shtetit, Artur Metani. Shkak u bë përgjigjja e Metanit, pas pyetjes së  deputetit Fino mbi vendimin e Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.

Etiketimi që Metani i bëri Finos nuk i pëlqeu këtij të fundit, duke thënë se pas kësaj nuk dëshironte të merrte përgjigje.

Në këtë moment ndërhyri kryekomisioneri Manja, dhe verbalisht u përplas me kolegun socialist Fino, duke i thënë këtij të fundit të mos i drejtonte gishtin, pasi nuk ishte shoku tij.

Pavarësisht situatës së krijuar, Metani i vijoi përgjigjen lakonike, duke thënë se kjo çështje nuk ishte pjesë e raportit vjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb