Në bashkëbisedimin me qytetarët në Durrës, kryeministri Edi Rama u ndal tek procesi i vaksinimit në vend. Ai nënvizoi vështirësinë për sigurimin e vaksinës, pasi sasia e prodhuar nga kompanitë është më e pakët nga kërkesat e shteteve.

I pyetur nga një qytetar i moshuar, se kur do t’i mbërrijë radha të vaksinohet, Rama tha se për të ka ende kohë.

Ai tha me batutë se, edhe pse i moshuari është 72-vjeç, është shumë i ri, pasi para tij do të vaksinohen personat mbi 80 vjeç.

Të gjithë e shikojnë dhe e thonë se vaksina është kthyer në një dhimbje të madhe koke për të gjithë Evropën sepse kërkesa është shumë më e madhe se sa prodhimi. Një kompani e vetme të vaksinojë të gjithë botën. Disa fabrika të prodhojë vaksina për kërkesën marramendës që ka bota. Përtej kësaj ne arritëm të bëjmë një kontratë me ta, sepse ne mbetëm jashtë, për shkak të skemës së bërë nga BE. Ne do të ishim si të gjitha vendet e Ballkanit përveç Serbisë, që ende nuk e dinë se kur do të vijë vaksina e parë. Megjithatë, përtej faktit që ata nuk dinë se çfarë flasin ne nuk kemi mbetur tek 40 mijë, por jemi absolutisht sipas planit, i vetmi moment që nuk jemi sipas planit është Pfizer ka shtyrë shpërndarjen. Sot kemi 1 milionë vaksina, por sfida është që të hymë në ritmin e vaksinimit sipas planit dhe të mos ndalemi. Menjëherë me ardhjen e dozave të shkurtit do të fillojmë paralelisht edhe me të moshuarit. Por je shumë i ri për të filluar nga të parët, sepse do të nisin ata që janë 80 plus”, tha kryeministri.

Ndër të tjera kryeministri Rama inkurajoi qytetarët të respektojnë masat e vendosura, pasi të gjithë indikacionet tregojnë se varianti i ri i virusit ndodhet në vend dhe është më shumë agresiv.

E rëndësishme është të respektojmë masat, sepse hyrja e mundshme ende nuk është konfirmuar 100% por ekspertët tanë me këtë ide janë, sidomos me variantin jug-
afrikan. Këto variante kanë dy gjëra të reja, rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe varianti jug-afrikan rrit deri në 30% agresivitetin, është më vdekjeprurës. Ne duhet të zbatojmë masat, nesër Komuniteti Teknik do të mblidhet dhe do të diskutojë në lidhje me masat e reja. Duhet të mbetemi në ekuilibër. Duhet të mbrojmë shëndetin fizik nga COVID-i. Nuk mund të mbyllemi nëpër shtëpia dhe të themi nuk dalim më deri sa të mbarojë kjo punë, është e pamundur. Duhet të jemi ne të parët që të japim kontribuar dhe të mos marrim në qafë njerëz”
, tha kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb