Pamjet një vajze të ngecur nën rrënoja në Turqi ka bërë xhiron e botës.

Në video shihet vajza e cila kërkon ndihmë, ndërkohë dëgjohen të ara të fëmijëve të tjerë.

“Kam ftohtë”, i thotë vajza ekipit të shpëtimit.
“I lëviz dot këmbët?”, i thotë ai.
“Shumë vështirë”, thotë vajza që ka dhe vëllain.
“Mos më lër vetëm”, i thotë vajza.
“Do të shpëtojmë”, thotë ekipi.

Tërmeti tragjik ka vrarë mijëra njerëz dhe ka plagosur shumë të terë. Deri më tani raportohet se 11.5 ndërtesa janë shembur dhe se sipas ekspertëve 25 mijë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për nxjerren e njerëzve të mbetur nën rrënoja, por kushtet atmosferike janë të vështira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: