Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar para anëtarëve të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, fondin buxhetor që ka ofruar qeveria për tre inceneratorët.

Ai ka thënë se janë dhënë mln euro në formë ndihme, në mënyrë që të mos rriteshin tarifat për bashkitë dhe qytetarët. Ndërkohë gjatë këtyre diskutimeve, janë shënuar dhe debate mes kryetares Jorida Tabaku, vetë kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të tjerë të komisionit.

Rama dëshmon për inceneratorët: Qeverisja, jeta institucionale nuk është hapësira e engjëjve, ka njerëz që inkriminohen. Hetimi për një marrëdhënie ekstra ligjore jashtë procesit

Rama: Ju jam shumë falënderues për këtë pyetje sepse më jep mundësinë që përmes jush bashkërisht t’iu themi shqiptarëve që qeveria ime nuk është grupi i strukturuar i një njeriu. Në qeverinë time, institucionet që varen nga pushteti ekzekutiv respektohen. Imagjinoni të ishte një grup i strukturuar kriminal dhe të dilte një të bënte inspektim financiar nga Ministria e Financave, imagjinoni çfarë do t’i ndodhte atij. Inspektimi është bërë si janë bërë 10 në 2017, 10 në 2019. Nuk bëhet me miratimin tim, nuk pyetem unë fare për dijeninë tuaj se a duhet inspektuar, as s’duhet inspektuar sepse kështu e kuptoj unë punën time të qeverisë dhe ky është një shembull tipik se si funksionon qeveria ime.

Tabaku: Besoj se e dini pse shërben inspektimi financiar. Nis menjëherë pasi është bërë një investigim i parë dhe më pas ngrihet një grup që në rastin konkret është ngritur nga Ministria e Financave. Besoj qeveria shqiptare merr masa të ndryshme nga ato inspektim rutinë që mund të ndodhin në procesin e kontrollit financiar.

Rama: Jam një njeri shumë i dhënë pas filmit, ku 4 persona që janë dëshmitarë në të njëjtën ngjarje, shohin 4 filma të ndryshme. Kjo është e kuptueshme në nivelin e perceptimit emocional në një ngjarje, por tani të shohim filma të ndryshme kur kemi përpara të njëjtat dok kjo nuk shkon sepse analfabetizmi juridik i ushqyer nga politika nuk na ndihmon të merremi vesh për çfarë flasim. Zonja Tabaku është e para kërkesë nga presidenti, e dyta nga kryeministria, nga të tjerë e nga të tjera dhe vendimi për fillimin e inspektimit merret nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Vetëm ju sa keni folur ata inspektorët financiarë duhet t’ju bëjnë ndonjë dhuratë se i keni mbajtur me punë me shumë turne. Është bërë në kushtet e pavarësisë së plotë që tregon se nuk ka pasur asnjë grup të strukturuar të asnjë forme. Ka pasur një proces nga poshtë-lartë. Që ka ardhur në rezultatet që është çlirimi i madh i këtyre zonave.

Tabaku: Sot që kemi një ministër në burg dhe dy pronarë të kompanive koncesionare në arrati, korrupsionin gjykon që e ka përgjegjësi vetëm ky ministër?

Rama: Këtu nuk kemi të bëjmë me një ish-ministri për ndonjë procedurë, këtu kemi të bëjmë me një akuzë të ngritur mbi bazën e dyshimeve si pasojë e një hetimi që ka nxjerrë në pah një marrëveshje korruptive sipas organit. Pra, është si ajo pjesa dhe ju e dini shumë mirë, jo ju nga eksperienca personale sepse unë nuk mund të akuzoj askënd, nuk e kam këtë kulturë nëse nuk shoh provat, por e dini shumë mirë se si ndodh. Është shumë e rëndësishme. Unë me ministrin e mjedisit kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë edhe për këtë punë, kemi folur vijimësisht dhe ka qenë super i angazhuar për punën. Se çfarë ka bërë, nëse e ka bërë, pas shpinës të gjithë procesit qeverisës se ky është një moment kur autoriteti shtetëror del nga procesi dhe bën një pit stop dhe bën një marrëdhënie ilegale me një komponent. Kjo nuk është një çështje që ka të bëjë me procesin. Ky nuk është rasti me mua dhe nuk është rasti me mënyrën si funksionoj unë, apo qeveria. Ju më thoni a ka ndonjë tjetër…

Qeverisja, jeta institucionale nuk është hapësira e engjëjve, është e njerëzve, ka njerëz që inkriminohen, patjetër. E rëndësishme është që është sistemi që është kapur dhe ka prodhuar një aferë, apo është një njeri që duhet ta vendosë gjykata e ka bërë apo nuk e ka bërë. Kjo është një pyetje shumë e pakuptimtë. Është njësoj si t’ju pyes, si mendoni ju a mund të ketë kandidatë të kësaj se nuk e di si quhet, në partinë tuaj a vijnë me lekë kandidatët, ju çfarë do më thoni. Nuk di. Është natyra e pyetjes.

Tabaku: Po diskutojmë një procedurë që është ngritur një akuzë nga organi hetimor.

Rama: Akuza është për një marrëdhënie ekstra ligjore jashtë procesit, jo që është ndërtuar procesi i tillë. Këtu ka plot, rruga e Kombit aty është, po a u morën, a nuk u morën.

Tabaku: Të rrisim seriozitetin e çështjes. Fokusohemi tek pyetjet e radhës. Ju dëgjova shumë qartë.

Ketu behet fjale per nje akuze te ngritur nga organi hetimor per çështjen te cilën eshte objekt i këtij komisioni hetimor; qe ne vendimmarrje nuk eshte perfshire vetëm një ministër.

Ne vendimmarrje është përfshirë nje pjese e strukturës administrative qe kishte vendimmarrje ne kete proces per nje procedure qe nuk ekziston ne ligj, ku dy ministra tuaj e kane miratuar ne kete komision por edhe ne shkresat zyrtare qe kjo procedure duhej miratuar por nderkohe qe nuk ekzistonte ne ligj.

Dhe per nje procedure qe ka shkuar ne zbatimin e nje kontrate, ne gjykimin tone abuzive. Unë ju kam dëgjuar qe keni folur edhe here te tjera për projekte madhore, për individë, për ish- ministra për të cilët ndiheni krenarë.

Dhe shumë herë keni qenë krenar edhe në raste të ngjashme që kanë përfunduar në organin e akuzës.

Nuk më vjen mirë të flas për ish -ministrin Tahiri, shokun tim të klasës.

Për këtë vepër që ishit krenar dhe u mblodh grupi i PS në inceneratorin e Elbasanit, i cili sot nuk funksionon, ka dy muaj qe nuk punon.

 

Inceneratorët nuk punojnë? Rama: Janë krenaritë e mia. Në Elbasan procesi kryhet, në Fier ka pasur tjetër trajektore. Vazhdimi i pagesës? Janë në hetim, s’ka vendim nga organet përkatëse

Tabaku: A jeni në dijeni që dy inceneratorë nuk punojnë?
Rama: Ky është opinion, nuk është fakt. Bazohet në një pjesë të së vërtetës. Ndërtimi i këtyre veprave komplekse ka pasur problematikat e veta, por faktikisht Elbasani është një vepër që ka folur vetë dhe me punën që ka bërë. Teknalitetet e prodhimet e energjisë nuk më takojnë mua. Fieri ka pasur një tjetër trajektore. Fieri ka qenë një projekt i luftuar, me trupa. Janë vendosur trupa për t’i thënë njerëzve ndaloni ardhjen e gjithë plehrave të botës në Fier. U humb s’di sa kohë. Është bërë ndryshimi i vendit etj. Këto projekte janë një nga krenaritë e mia pa diskutim, sa punon, sa nuk punojnë janë çështje që kërkojnë vëmendje të madhe. Në Elbasan, kodra që ishte atje e na mbyste përditë nuk është më. Procesi kryhet, një pjesë e procesit ka problematikën e vetë, ju e dini.

Tabaku: Janë fituar nga i njëjti grup kompanish?
Rama: Procedurat mund të fitohen nga i njëjti grup, nga 2 nga 3. Nuk është puna e kryeministrit, nuk është një nga gjërat që kam dëshirë të merrem. Është një zinxhir i tërë njerëzish që siç e tregoi ky komision kanë funksionuar dhe kanë kryer detyrat e tyre. nëse dikush në këtë proces përtej këtyre hallkave ka bërë nga ato gjërat që nuk duhet ndaj kemi bërë reformën në drejtësi.

Tabaku: A jeni në dijeni që dy procedura të ndryshme, ajo e Elbasanit dhe Fierit, janë fituar nga i njëjti grup kompanish, 2 pronarë janë në kërkim?

Rama: Unë iu përgjigja pyetjes së mëparshme. Nuk është puna ime të merrem me procedurat. Nuk më ngarkon as kushtetuta as ligji, nuk janë pasioni im. Mua më duhet çfarë do bëjmë, do pastrojmë Shqipërinë. Si-ja është pjesë për të tjerët.

Kjo puna e kërkimit është pak si problem kur shtrohet kështu. Sepse duhet sqaruar për çfarë janë në kërkim. Janë në kërkim se kanë marrë këto 430 mln euro dhe në bazë të hetimeve të organit të akuzës dyshohet se kanë hyrë në një marrëdhënie korruptive me një ish-ministër. Jam në dijeni që ka dy persona në kërkim dhe jam shumë i lumtur që reforma në drejtësi po funksionon dhe gjërat po ndahen. nëse unë them do bëjmë këtë, do angazhohet një skuadër e tërë. Dhe një prej atyre…unë me Lefter Kokën kam punuar shumë mirë.

Tabaku: A jeni në dijeni që organi i akuzës ka hapur një hetim për çështjen që është hapur ky komision?

Rama: Po.

Tabaku: A jeni në dijeni se vijon pagesa nga buxheti i shtetit?

Rama: Po patjetër, jam në dijeni. Ata nuk janë duke u gjykuar, janë duke u hetuar dhe për sa kohë nuk kemi asnjë vendim nga organet përkatëse vazhdon kontrata. Gjëra të thjeshta të punëve të shtetit znj. Tabaku.

Debati:

Felaj: Kemi miratuar planin e hetimit. Ligji për komisionet na jep të drejtë njësoj të pyesim dëshmitarët. E kemi toleruar këtë mënyrën që kryetarja bën 51 pyetje e më pas vazhdojmë ne të tjerët. Jo nuk bëhet kështu. Duke qenë se ne të gjithë këtu jemi anëtar, e dimë se si bëhen pyetjet. Kur mbarohen pyetjet vijohet nga e para. Që puna e komisionit të mos pengohet, kërkoj që fjalën të marrin të gjithë anëtarët. E meqë kam unë fjalën të bëj unë pyetje.

Tabaku: Unë kam marr të drejtën për pyetjet dhe doja të ezauroja kohën. Do të kisha dëshirë të bëja të gjitha pyetjet e mia, por nëse ai refuzon, është çështje tjetër. A kam mundësi të përfundojmë me pyetjet, unë do t’ju dëgjoj e ju do më dëgjoni.

Rama: Me çfarë të drejte i thoni tjetrit po aktron? Unë kam ardhur për lekët, jam tepër i interesuar. Dua t’i jap mundësinë të gjithëve për të gjithë pyetjet, por duke qenë se nuk jam nga ata që tërhiqem kollaj nga fjala ime, po ju them në sy të gjithëve. Jam gati të jap një shans me një kusht: Ju nuk duhet të më ndërprisni për asnjë arsye, do të jem brenda objektit sa herë ju do të jeni. Në momentin e parë që do të bëni komente të natyrës kooporativiste do ndërpres komunikimin me ju. Mos thoni afera, prova, kjo ajo. Ju s’keni provuar asgjë. Kur të bëni raportin nxirrni ato që mendoni që keni provuar dhe kaq. Mos bëni lajm të rremë, lejani Fevziut këto, mos ia merrni… Keni cënuar integritetin e të gjithë dëshmitarëve nga i pari te i fundit, ndërkohë fatmirësisht s’e ka bërë askush tjetër këtë gjë. Është normale që mund të thuhet diçka më shumë, por kjo histori këtu. Unë jam gati ta vazhdoj përgjigjen për 100 mln.

Boçi: Këto interpretimet që secili do të bëjë pyetjet ju bini vetë brenda. Nuk tha kryetarja do të bëj pyetje, ka të drejtën e saj. Këtu nuk jemi në seance dëgjimore që të ketë ndërhyrje. Por ama zoti kryeministër, këtu jemi në një komision hetimor dhe dëshmitari është dëshmitar. Do përgjigjem unë me këtë kusht, jo fare, këtu gjendet mirëkuptimi Sot je dëshmitar, në parlament vendos kufjet po deshe. Nga të dyja palët mund të ketë gjëra të tilla, por të mos ngatërrohen gjërat.

Rama: Është shumë e rëndësishme të vendosim pikat mbi i. Falenderoj zotin Boçi sepse ky ka atributin e palës së tertë që futet dhe pajton palët. E dyta, unë nuk kam asnjë pretendim tjetër dhe nuk vë asnjë kusht veçse ligjit për komisionet hetimore nuk e shkel njeri. Është komision hetimor, sigurisht, por as prokurori e as gjykatë. Kur bëhet pyetje duhet hapësirë për të shpjeguar. Unë jam këtu për t’i dalë për zot revolucionit mjedisor, e thënë gjërat në makro. Është hap përpara se nga 430 u bënë 100. 53.3 jemi dakord te Elbasani dhe Fieri. Edhe ti Brut (I drejtohet deputetes Dhurata Çupi). Janë fabrika goxha të dukshme, pjesa tjetër është financim i bashkive dhe i buxhetit të shtetit, por jo për investimin, por shërbimin. Nuk çon dot tonelata me plehra te dera e kujtdoqoftë ndërmarrje bashkiake, jo ashtu siç kemi pasur Sharrën, e t’i thuash mëri plehrat dhe mos paguaj. Ne kemi të bëjmë me këto para të cilat unë i kam 36.9 zonja Tabaku, këto të Tiranës. Kemi çmimin që paguhet për ton. Paguajmë një çmim për ton 29 euro. Në këtë lëmsh duhet të jetë me siguri edhe një letër krahasuese e cimeve për ton që paguhet për të nijetin shërbim në vende të tjera. Këto para janë për shërbimin, nuk janë para që i ka marrë kompania. Nuk janë para që i ka marrë organizata kriminale, janë para që jep qeveria mbështetje pa rritur taksat për qytetarët për shërbimin. Ju kujtoj se qeveria e mëparshme, i është kërkuar nga Bashkia e Tiranës që për shërbimin e pastrimit, por Sharra dihet që ishte katastrofë. 55 është tjetër, 36.9 plus ata që shtuat ju janë të tjera. Këto janë para që paguhen ditë për ditë dhe janë arsyeja se përse Tirana sot është e pastër, janë arsyeja se përse Durrësi merr frymë lirisht. O zonja kryetare, ka mundësi… Po kthehemi te e njëjta gjë.

Tabaku: Kthehemi te fondet buxhetore, a ka projekte të ngjashme gjatë qeverisjes suaj? Si i keni ndjekur ato?

Rama: A keni ardhur për impiantet. Unë kam ardhur për lekët. Ku janë 430 mln, mi thuaj të shkretat.
Tabaku: Ka projekte të tjera nga pushteti qendror apo lokal?

Rama: Çfarë pyetje është kjo, të tjera çfarë?
Tabaku: Në Republikën e Shqipërisë?

Rana: Në Republikën e Shqipërisë ka shumë projekte për mjedisin.

Tabaku: Sa në kohë dhe si i keni ndjekur këto projekte në detyrën tënde si kryeministër?

Rama: Ashtu siç kam ndjekur dhe ndjek projekte deri në detaje që as mendja nuk ua ha, ditën dhe natën. Jo si inxhinier, por si njeri që kërkon që punët të bëhen shpejt e mirë. Kam ndjek as të duash. Si ta shpjegoj këtë? Sa vonon, si bëhet më mirë? E kam bërë shumë herë. Nuk fle në gjumë unë ky është problemi.

“Mos më ngri zërin”, “O zonjë”/ Debatet në komision, Rama përplaset me Tabakun: Jam në dijeni që në Elbasan e Fier…! Kryetarja e komisionit: Lëri ironitë për jashtë

Kanë nisur debatet e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

I thirrur për të dëshmuar, kryeministri Rama është pyetur nga Tabaku nëse ka dijeni që plehrat janë financuar me paratë e shqiptarëve, por ai ka insistuar që pyetja të bëhet për “buxhetin e shtetit”.

Pjesë nga debatet:
Rama: E kam problem ofendimin e inteligjencës, e kam shumë problem, kur inteligjenca ofendohet deri në këtë pikë, se po të them zonjë mos më cito gabim. Jeni ju që po bëni propagandë. Të thashë që unë nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie, ndaj pyetja a e mbani mend atë mbledhje qeverie është e gabuar. Pse duhet ta mbaj mend atë mbledhje qeverie, çfarë është mbledhja e qeverisë, është diçka që bëhet çdo javë. Mbaj mend vetëm mbledhjen e qeverisë, kur është vënë fotografia e Ismail Qemalit.

Tabak: I kërkoj teknikës, nuk është normale që të më mbyllet mua mikrofoni e t’i rri dëshmitarit hapur. Z. dëshmitar, në këtë mbledhje qeverie është marrë vendimi për financimin paraprak të një kontrate koncesionare, për të cilën sot është i akuzuar një ministër socialist. Pa ju cenuar inteligjencën, kisha menduar se mund ta kishit kërkuar këtë vendim të Këshillit të Ministrave. A jeni në dijeni të faktit se çdo punë e bërë për trajtimin e mbetjeve është bërë me paratë e buxhetit?
Rama: Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie, as për ndonjë mbledhje qeverie, zonjë, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Ish-ministri është nën akuzë për korrupsion, që ai individualisht ka kryer me palën tjetër. Prandaj, lidhja mes mbledhjeve, vendimeve, funksionimit të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive, se nuk ka lidhje fare. Ajo është një marrëdhënie që dyshohet, sepse duhet ta provojë gjykata, dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion, por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, që impiantet nuk janë ndërtuar, që revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plehrash në mes të Evropës, në një vend që nuk mbytet nga plehrat, që ka shkuar përpara, falë të gjitha këtyre vendimeve e të gjitha këtyre veprimeve. Unë jam në dijeni që në Elbasan e Fier janë ndërtuar dy vepra, për të cilat unë jam krenar.

Ndërhyn Tabaku
Rama: Përqendrohu.
Tabaku: Kam nevojë të fokusoheni te pyetjet.
Rama: Çfarë duhet të them unë i shkreti, kur ju më pyetët për buxhetin.
Tabaku: Të mos kalojmë nga një pyetje te tjetra.
Rama: Jo, jam te buxheti.
Tabaku: Të lutem, kjo propaganda, gropa me plehra.
Rama: Zonjë, më lini të flas.
Tabaku: E kuptoni pyetjen?
Rama: Nuk e kuptova, por e ndjej.
Tabaku: Lëri batuat e ironitë për jashtë. A jeni në dijeni se plehrat janë financuar me buxhetin e shtetit, meqë e doni kështu?
Rama: Jo e dua unë, por kështu duhet, se e dua shumë gjuhën shqipe.
Tabaku: Mos na trego çdo lloj gjëje.
Rama: O zonjë, s’po ju tregoj çdo lloj gjëje.
Tabaku: Mos na ngrij zërin.
Rama: S’po ngre zërin, por ju keni frikë.
Tabaku: Keni ju frikë nga ligji, se keni një ish-ministër në burg.
Rama: Mos më ndërprisni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb