Deputeti Kujtim Gjuzi foli për projektligjin e amnistisë, duke thënë se ai do ta votojë, por sipas tij, e mira do të ishte që të shtyhej, pasi është i mangët dhe selektiv.

Duke folur për këtë ligj, Gjuzi nuk la pas dhe batutat, teksa iu drejtua deputetit socialist, Ulsi Manja, duke i kërkuar të mos qeshë, pasi mund të qeshin bashkë jashtë Kuvendit, madje mund të pinë edhe kafe.

“Të bësh amnisti është qytetare, është e vërtetë. Sapo mbërrita në Parlament në qershor vizita e parë ishte në burgun e Fushë-Krujës, e përshëndes ministren. Por, do të them disa të vërteta, jemi në këtë fazë, pasi ligji dhe maliqi janë në duart e kryeministrit. Unë do ta votoj pr.ligjin, por pyetja është se në 100 persona do përfitojnë 1.7 prej tyre. Nëse kryeministri nuk e bën testin e drogës, si mund të lëmë 1000 persona që ndodhen brenda hekurave.

Ne duhet të jemi të përgjegjshëm të mos i çojmë njerëzit në dyert e qelive të ftohta, kur ata nuk kanë faj, sepse përgjegjëse ishte qeveria e Ramës. Të gjithë këta që mbollën drogë dhanë një version se si mund të pasurohesh më shpejt. Amnistia është e mangët, selektive, duhet riparë. Z.Manja mos më qesh tani, se s’po qesh. Kur të duash qeshim përjashtë, pimë dhe kafe po deshe. Ftesa ime është që ta shtyjmë votimin, por nëse do kërkoni forcën e kartonit, do ta votoj edhe unë”, tha Gjuzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb