Autoritetet greke kanë arrestuar dje një 27-vjeçar shqiptar, me akuzën se ka përdhunuar një 17-vjeçare duke u shtirur se ishte pakistanez.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar nëna e 27-vjeçarit, e cila ka deklaruar se nuk ka pasur aspak dijeni mbi ngjarjen. Ajo tha se ka qenë në shtëpi atë natë, ndërsa i biri ka ardhur me një vajzë dhe ka shkuar në dhomën e tij.

“Djali im hyri në shtëpi pak pas orës 19:00 dhe më tha ‘mos më shqetëso, do të jem në dhomë me një vajzë’. Nuk dëgjova zhurmë siç thonë, dëgjova vetëm të qeshura. në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur, mora dijeni vetëm ditën pasardhëse kur erdhën forcat policore dhe kërkuan tim bir. Fillimisht as që e kuptova që ishin policë, nuk më shkoi mendja”, pohoi ajo.

Autori i dyshuar 27-vjeçar është arrestuar dhe po mbahet në burg, ndërsa ditën e premte pritet të dalë në gjykatë për t’u akuzuar për përdhunimin e nxënëses 17-vjeçare. Sipas informacioneve, 27-vjeçari e kishte takuar të miturën nga Kamatero përmes një platforme takimesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb