Kylian Mbappe dhuroi një shfaqe personale fantastike në “Camp Nou” duke vërtetuar edhe një here klasin e madh që zotëron, një talent i pastër i cili pritet të jetë pasuesi i dyesh së famshme, Messi-Ronaldo që për më shumë se një dekadë kanë pushtuar botën e futbollit. Mbappe mbetet gjithashtu lojtari më i lakuar në tregun e transferimeve, nga të paktën që mund të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë nëse vendos të largohet ose më i paguar në botë nëse pranon rinovimin me PSG. Në Francë dhe në Spanjë vijojnë ti kushtojnë faqen e parë sulmuesit, për sa kohë e ardhmja e tij nuk është e përcaktuar ende.

Lequipe
Lequipe

“Mos na le”, ky është titulli i të përditshmes “L’Equipe”, që i bën thirrje Mbappe të qëndrojë tek PSG. Në Spanjë besojnë se Mbappe mund të transferohet në Madrid, e përditshmja “AS” i referon presidentit Perez kërkesën e tifozëve.

As
As

Sipas një sondazhi 65% e të anketuar kërkojnë që presidenti i Real Madrid të blejë Kylian Mbappe. Ky duket një operacion i vështirë për shkak të borxheve që ka klubi por dhe pagës së lartë që kërkon lojtari. Kujtojmë që Mbappe ka një kontratë të vlefshme me PSG deri në vitin 2022.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb