KOSOVE

Ka kaluar një vit që nga puthja e famshme e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në “Big Brother VIP Albania” që do e kthente çiftin në qendër të vëmendjes për muaj me radhë. Puthja u pasua nga një mori ngjarjesh teksa ata vijojnë të jenë dy nga personazhet më të komentuar aktualisht në show bizin shqiptar.

Sot po rikthehemi në eksperiencën e Donaldit në formatin e famshëm jo për të folur rreth historisë së tij, por sepse po marrin një “Deja Vu” nga “Big Brother VIP Kosova” që nisi të hënën për herë të parë në Kosovë. Mes personazheve të njohura që janë bërë pjesë e tij është edhe Stresi.

Artisti njihet për natyrën e tij të hapur dhe pa komplekse dhe i tillë është treguar edhe në këtë reality-show deri tani duke folur për shumë tema. Mirëpo, njëra po merr më shumë vëmendje në mediat sociale: jeta romantike. Dhe kur flasim për jetën romantike të reperit natyrisht hyn ‘në lojë’ Kejsi, që ka qenë partnerja e reperit për 7 vite.

Stresi e ka përmendur disa herë në këto tre ditë bukuroshen nga e cila është ndarë tre vite më parë. Ai ka deklaruar se është beqar prej tre vitesh duke pranuar se ka bërë gabime në të shkuarën. Reperi ka folur me respekt dhe dashuri për Kejsin, duke na risjellë në vëmendje bisedat e Donaldit me banorët për njohjen me Borën. Edhe aktori zgjodhi të rrëfehej që në ditët e para të formatit për historinë e tij mediatike. I vetmi ndryshim nga Donaldi, është se Stresi nuk ka një ‘Semi’ pranë tij. Sigurisht Kejsi nuk ka rrugëtimin e Borës në ekran, por është kthyer në një personazh të njohur në rrjetet sociale ku numëron mijëra ndjekës.

Në një bisedë më banorët Stresi deklaroi se Kejsi është i vetmi person që do e bindte të linte rrugëtimin e tij në “Big Brother”. “Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh Stresi, duke lënë të kuptohet se Kejsi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga “BBVK”.
Ndoshta Kejsi nuk ka arsye t’i kërkojë diçka të tillë, por a do shohim hyrjen e saj në shtëpinë e famshme për një takim me reperin?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb