Të tjera detaje janë zbuluar për ngjarjen e rëndë që ndodhi para dy ditësh në Sarandë, ku pas goditjes me thikë në zemër, mbeti i vdekur 41-vjeçari Klodian Bakiaj nga Tepelena.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se viktima ka tentuar të parkojë mjetin përballë hotelit, ku ishin të punësuar dy vëllezërit Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjeç. Fillimisht me Bakiajn është konfliktuar 18-vjeçari, verbalisht e më pas fizikisht me grushte.

24-vjeçari pasi ka parë skenën ku i vëllai po zihej me grushte, ka shkuar në kuzhinën e hotelit dhe ka marrë një thikë, duke e goditur menjëherë në zemër 41-vjeçarin.

Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin si kamarierë tek hoteli në pronësi të burrit të vajzës së dajes së tyre.

Pas krimit ata mësohet se kanë zbritur në një ngushticë poshtë hotelit dhe janë strehuar në një bodrum. Në Komisariat ata kanë shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb