TIRANE

Në një lidhje telefonike për News24, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, këshilloi të gjithë shqiptarët të mos përdorin antibiotikë pa këshillën e mjekut. Ndër të tjera Pipero tha se edhe në Spitalin Infektiv do të përdoret ilaci

“Situata është serioze në të gjitha aspektet, sin ë numra edhe raste të shtuara, problematikave apo të përjetimit dhe përgjigjes së popullatës në mënyra të ndryshme.” U shpreh Pipero, ndërsa theksoi se sa i përket medikamenteve.

“Asnjë mjek nuk bën eksperiment me ilacet, kolegët në Kinë, Itali apo vende të tjera kanë përdorur medikamente të ndryshme, qoftë ato me natyrë antivirale, si Tamiflu, apo klorofina apo imunodepresor apo një medicament antiremautizmal, Tocilizumab, me rezultate të kënaqshme. Të gjitha medikamentet janë bazuar në eksperiencën e gjatë të mjekëve respektivë, apo në principin e tyre aktiv, por duhet të dini që deri tani ende nuk kemi një medikament të aprovuar kundër COVID19, kështu duhet të jemi të kujdesshëm për trajtimet. Dimë që trajtimi i këtij virusi është suportiv është simptomatik, oksigjenoterapia luan rolin kryesor, dhe imuniteti bën kërkesën e rëndësishme në përballimin e sëmundjes. Është edhe një medicament që përdoret në trajtimin e HIV/AIDS që është përdorur me sukses nga kolegët, ndaj në vijimësi të eksperiencave të kolegëve tanë edhe ne po përshtasim këto mjekime.” u shpreh Pipero duke sqaruar se momentin kur ndërhyhet me medikamente e vendos mjeku.

“Gjej momentin t’I këshilloj qytetarët të mos përdorin medikamente pa lejen e mjekut të familjes. Është koha për të respektuar këshillat e nëse kanë probleme apo histori udhëtimi të kontaktojnë autoritetet. Pra, nëse kanë temperaturë të lartë, kollë e vështirësi në frymëmarrje të marrin 127, për ti vajtur ndihma apo këshilla në shtëpi.” -tha më tej Pipero.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb